Dita e 3 e grevës/ Gratë e Ballshit të revoltuara me Ramën: Kemi punuar në helm e acid, kërkojmë gjakun e derdhur! Uzina nuk është gropë e zezë

17 Tetor 2020, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2020-10-17 16:32:43

Gratë e Ballshit janë në ditën e 3 të grevës dhe sot shprehen më të revoltuara se asnjëherë, për shkak se nuk kanë marrë përgjigjen që meritojnë. Ato shprehen se kërkojnë djersën e tyre, ndërsa kanë vijuar dhe kushtet në të cilat kanë punuar më parë në uzinë. Ajo i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama e reëvoltuar duke thënë se sipas saj uzina nuk është gropë e zezë.