Dita e 5 e prostestës së studentëve para MASR, incident me pedagogun Jani Marka

9 Dhjetor 2018, 15:20 | Përditesimi i fundit: 2018-12-09 15:24:04

Studentët prej orës 10:00 kanë rinisur në ditën e gjashtë protestën përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për plotësimin e tetë kërkesave. Ndërkohë që rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedagogut të Shkencave të Natyrës Jani Marka duke e larguar nga podiumi i improvizuar. Pas incidentit, pedagogu ka akuzuar për dhunë eksponentët e Partisë Demokratike. "Më dhunuan me grushte" tha ai. Ndërkohë që pedagogu vijon që të jetë në protestë, pasi pjesa tjetër e studentëve e mbështet.