Dita e Dëshmorëve bashkon Ramën, Metën dhe Veliajn, bashkë në homazhe për të rënët

5 Maj 2018, 16:00

Krerët më të lartë të shtetit janë bërë bashkë sot në Varrezat e "Dëshmorëve të Kombit" aty ku janë bërë bashkë për të kujtuar të rënët. Në homazhet për 5 majin, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Në nderim të dëshmorëve që luftuan për liri mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila vendosi kurorë me lule, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. 

E si çdo vit, në homazhe nuk munguan as veteranët e luftës, që kujtojnë përherë shokët e tyre, si dhe familjarë të dëshmorëve, por edhe qytetarë të thjeshtë. Ceremoni të ngjashme në përkujtim të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve organizohen sot në të gjithë vendin.

    No videos found.