Me rastin e ditës së Pavarësië, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, shoqëruar dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, bashkë me personalitete të tjera të politikës shqiptare, janë bërë bashkë në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Meta dhe Rama kanë zhvilluar homazhe tek monumenti i ‘Ushtarit i Panjohur’. Ata kanë vendosur kurora me lule tek ky bust.