TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një video falenderuese, kryefjalë e së cilës janë punëtorët.
Ndryshe nga vitet e tjera, në fokus të kësaj ditë janë ato profesione të cilat nuk u futën në karantinë për shkak të COVID-19, përkundrazi prania e tyre ka qenë e domosdoshme, një mënyrë kjo për të kuptuar edhe vlerën e vërtetë të disa profesioneve që shumë prej nesh e ka marrë si të mirëqene ekzistencën e tyre, pa i vlerësuar aq sa duhet....policët, shpërndarësit, punonjësit e dezinfektimit, e mbi të gjitha bluzat e bardha.