Dita e Shëndetit, Manastirliu: Kontrollin mjekësor e kryen 101% e shqiptarëve të targetuar

7 Prill 2019, 15:00

Kontrolli Mjekësor Bazë ka kapërcyer targetin e parashikuar dhe në 3 muajt e parë të vitit 2019, 122 mijë qytetarë ose 101.3% e atyre që ishin parashikuar, e kryen kontrollin mjekësor bazë në të gjithë qendrat shëndetësore në vend”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit.

Manastirliu deklaroi se po investohet për parandalimin e sëmundshmërisë dhe objektiv i Qeverisë është mbulimi shëndetësor universal, kudo, për këdo.

Po investojmë në programet parandaluese, për më shumë shëndet për qytetarët. Për ne kujdesi parësor është shumë i rëndësishëm dhe përpos investimeve për të rritur aksesin në shërbime në qendrat shëndetësore, së shpejti prezantojmë strategjinë e re, për ofrimin e shërbimeve socio-shëndetësore në kujdesin parësor”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri një apel për çdo qytetar, për të kontribuar për një mjedis më të pastër dhe për të kryer aktivitet fizik, për uljen e barrës së sëmundshmërisë.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Shëndet për të gjithë (HAP) organizuan një seri aktivitetesh pranë liqenit artificial, me një panair shërbimesh shëndetësore, ku u ofrua mamografi dhe check up falas për qytetarët, mbjellje pemësh dhe aktivitete në natyrë.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, të gjitha qendrat