Dita e 'Shna Ndout'/ Besimtarët kalojnë natën pranë Kishës së Shna Ndout, -COVID-19 ul numrin e pelegrinëve

13 Qershor 2020, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 13:27:47

LAÇ- Qindra besimtarë e kanë kaluar natën në Kishën e “Shna Ndout” në Laç. Edhe pse vendi është nën  "ethet e koronavirusit", besimi në Zot dhe se ky vend bën mrekullira, nuk i ka ndalur besimtarët që të vizitojnë këtë vend të shenjtë, edhe pse krahauar me vitet e kaluar numri ka qenë më i pakët.

Mbrëmja e së premtës ka mbyllur pelegrinazhin e përvitshëm 13-javor në këtë vend të shenjtë, i cili kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan forca të shumta policie të cilat ishin vendosur në disa pika, e ndërsa ka pasur edhe një prezencë të shtuar të bluzave të bardha dhe autoambulancave.