Dita e shtatë e grevës në Fier/ Rëndohet gjendja shëndetësore e punonjësve të stacionit të pompimit, por vijojnë rezistencën: Këtu deri në vdekje

19 Shkurt 2020, 11:02 | Përditesimi i fundit: 2020-02-19 14:47:30

FIER-Në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë, punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem vijojnë rezistencë, duke mos hequr dorë deri në qëllimin final, marrjen e pagave të prapambetura. Ndonëse situata e tyre shëndetësore nuk paraqitet mirë, fakt ky i konfirmuar edhe nga mjekët e qendrës shëndetësore, ata shprehet se nuk do të heqin dorë. Ditën e djeshme disa prej tyre kanë marrë serum pasi kanë shfaqur shenja dobësie, gjendje të fikti, por më pas i janë rikthyer grevës së urisë. Këta punonjës nuk kanë marrë pagat e tyre prej 27 muajsh.