Dita e tretë e protestës për të riun në Lezhë/ Të rinjtë hedhin shashka godinës së Policisë: Rama ik

11 Dhjetor 2020, 18:05

Edhe Lezha është përfshirë nga protestat për vrasjen e të riut Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se ato u mblodhën në qendër të qytetit dhe me thirrjet "Rama ik" dhe "Drejtësi për Klodjanin" marshuan drejt Komisariatit të Policisë ku edhe hodhën shashka në drejtim të godinës së Policisë. Blutë po monitorojnë protestën ku iu kanë kërkuar të rinjve që të shpërndahen.