Dita kundër dhunës ndaj grave, Meta: Çdo akt burracak nuk duhet të tolerohet

25 Nëntor 2019, 15:42

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për Ditën botërore kundër dhunës ndaj grave. Meta shkruan se fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave duhet dënuar dhe nuk duhet reshtur kurrë se dënuari.

“Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet reshtur kurrë së dënuari. Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.” shkruan presidenti Meta.

Meta dhunën ndaj grave e konsideron një akt burracak dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.

"Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari. Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta. Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli", Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave." shkruan Meta.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 caktoi 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ftoi qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut rreth këtij problemi.

Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Kjo fushatë fillon në 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.