Dita ndërkombëtare e infermierëve / Rama: Hero të bën sakrifica, kuvendi lule në shenjë mirënjohje

12 Maj 2020, 14:27

TIRANË- Mirënjohja, falenderimet për infermierët këto ditë ka qenë e pafundme, por nuk mund të mungojnë as në ditën e tyre ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një pikturë, të një fëmije i cili mban në duar "super- heroinën" e re të kohërave moderne, infermieren.  

"Mirëmëngjes! Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri", shkruan Rama.

Një mesazh falenderimi ka pasur edhe ministrja e Shëndetësisë, Oferta Manastirliu.

"Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit. Infermierët zemra e sistemit tonë shëndetësor", shkruan Manastirliu.

Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e bërë, Kuvendi ka shpërndarë karafila për infermierët në ditën ndërkombëtare kushtuar atyre. Zv. kryetarja e Komisionit yë Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në fjalën e saj tha se ky një gjest simbolik, e ndërsa ceku edhe kushtet e punës dhe pagat.

"Besoj është një ditë ku secili prej nesh shpreh sakrificën, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi vjen për të shprehur mirënjohjen tonë. keni mbajtur një peshë shumë të rëndësishme, falë punës tuaj ia dolëm me sukses, kjo ditë të festohet dhe të kujtohet vazhdimisht për të vlerësuar çdo sakrificë. Ka qenë angazhim i të gjithëve për të përmirësuar punën dhe pagën e tyre", tha Spahiu.

    No videos found.