Ditë normale në Fier, asgjë nuk i ngjason një shtetrrethimi

3 Prill 2020, 10:07 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 10:08:06

Në qytetin e Fierit gjithçka i ngjan një dite të zakonshme dhe aspak një shtetrrethimi vendosur si masë parandaluese . Nga një vëzhgim i gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano, qytetarët ende nuk respektojnë distancimin social, duke qëndruar larg njëri-tjetrit dhe me masa mbrojtëse si maska e doreza.

Grumbullimet më të mëdha me njerëz janë në tregjet e fruta perimeve, megjithatë radhë pa distancë krijohen edhe në banka.Edhe qarkullimi i automjeteve ofron panoramën e një dite normale, ndërsa shihet se në rrugë qytetarët lëvizin pa mjete mbrojtëse.