Divjakë/ Zjarr afër Parkut Kombëtar të Karavastasë

25 Qershor 2019, 15:43

DIVJAKË-Një zjarr i fuqishëm është regjistruar afër Parkut Kombëtar të Karavastasë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendndgjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende motive, e ndërsa nuk përjashtohet mundësia për një zjarrvënie të qëllimshme.

Shqiptarja.com sjell video teksa shihet se zjarri ka shkrumbuar një pjesë të shkurreve në këtë zonë, e ndërsa të favorizuar dhe nga era rrezikohet që të përhapet në zona të tjera.