Djali i infektuar me koronavirus në Shqipëri prej 26 shkurtit/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta!

9 Mars 2020, 10:27

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se djali i prekur me koronavirus që infektoi edhe babanë ka ardhur në Shqipëri që në datë 26 shkurt.

"Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave", u shpreh Manastirliu.