'Djali ka që dje që aplikon', qytetarët në Fier në rrugë pa leje: Na duhet të blejmë ushqime

30 Mars 2020, 10:57

Në qytetin e Fierit sot vërehej më pak lëvizje se ditët e tjera të javës së kaluar, ç'ka nënkupton se qytetarët po i zbatojnë masat e mara nga autoritetet. Gjithsesi nuk mungojnë as qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë pa marrë leje, që sipas tyre ka ndodhur për shkak se nuk kanë mundur të aplikojnë në portalin 'e-albania', si pasojë e problemit që ka pasur.

Qytetarët shprehen se iu duhej të dilnin me patjetër, pasi ndryshe nuk do ta bënin.

Qytetari 1: "Djali ka gjithë ditën dje që aplikonte për leje dhe nuk e ka marrë. Unë duhet të blej ushqime por nuk më jepet leja. Jemi 4 veta. Ka aplikuar dhe nuk e kap dot. Kërkoj zgjidhje."

Qytetari 2: "Unë do shkoj në punë, policia me ndalon çfarë të bëj unë. Një copë letër kam që punoj në një magazinë."