Dje takoi deputetët, sot Rama mbledh kryebashkiakët në Kryeministri! Fokusi fushata zgjedhore 2021

8 Korrik 2020, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2020-07-08 14:31:55

TIRANË- Ashtu si e kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me kryebashkiakët.

Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe zhvillohet në kryeministri. Në fokus është fushata zgjedhore 2021, teksa një ditë më parë u takua me deputetët sipas qarqeve, ku ndau detyrat dhe dha paralajmërime të qarta se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Bashki, se nuk i preferon listat e hapura, por deri në fund nuk i dihet dhe së fundmi se mund të mos ketë koalicione parazgjedhore, kërkesa këto të opozitës parlamentare.

    No videos found.