Dje u kthye në xhungël! Nisin punimet për kordonin sanitar te tregu i Kombinatit

5 Prill 2020, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 16:14:34

TIRANE-Pamjet e një dite më parë që u bënë shkak për të ashpërsuar masat e distancimit social duke sjellë ndryshimin në tregun e Kombinatit. Nga nesër tregu do të jetë me rregulla të reja. Do të ketë një perimetër me kangjella hekuri, që u vendos sot dhe do të krijojë një kordon sanitar lëvizje, që konkretisht ka të bëjnë me sinjalistikë me vetëm një kalim vendosur në formën e barrierave. Pra tregu do të ketë vetëm një hyrje dhe një dalje, pa pasur mundësi kthimi pas. Përpos dezinfektimit dhe ruajtjes së distancës, një nga ndryshimet më të mëdha do të jetë që nga nesër asnjë nuk do të lejohet që të futet për të blerë pa autorizim.

Policia dhe ushtria të vendosura në terren nesër do të kontrollojnë në Kombinat tek tregu problematik, por edhe në cdo pikë tjetër qytetarët për autorizim. Qytetarët që do të kapen pa autorizim, jo vetëm që nuk do të lejohen që të blejnë, por do të ndëshkohen me gjoba sipas parashikimeve në fuqi. Pas vendosjes së kordonit sanitar te tregu i Kombinatit, zjarrfikësja bëri edhe dezinfektimin e tregut. Njëri nga përgjegjësit e zjarrfikëses tha për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se "Po bëjmë dezinfektimin, nuk është i dëmshëm, e përdorim në orët e vona të mbrëmjes, por duke qenë se kem marrë një detyrë e bëmë. Duam që makinat që lëvizin të marrin nga gomat, që të mos e transmetojnë nga njëri vend në tjetrin". Dje në tregun e fruta perimeve në zonën e Kombinatit në Tiranë, qytetarët nuk e respektuan distancimin social duke qëndruar pranë njëri-tjetrit teksa bënin pazaret, ndërkohë që shumica janë ishin pa maska mbrojtëse dhe doreza.