Djeg fytyrën përpara 5 ditëve në një sobë me dru, foshnja 18 muajshe transportohet me helikopter nga Thethi në Tiranë

17 Janar 2019, 18:14

Një foshnje 1 vjeçe e gjysmë, me temperaturë të lartë dhe fytyrë të djegur, është transportuar këtë të enjte me helikoper nga Thethi në Tiranë. 

Burimet e Report Tv bëjnë me dije se foshnja kishte pesë ditë që kishte rënë në sobë me dru dhe përhapja e plagëve të shkaktuara nga djegia në fytyrë ka qenë arsyeja e temperaturës së lartë në të. 

Momentalisht ajo gjendet e shtruar në repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.