Djegia e mbeturinave 'mbyt' Gramshin, prej tre ditësh zjarrfikësit nuk shuajnë dot zjarrin

19 Qershor 2020, 18:50 | Përditesimi i fundit: 2020-06-19 19:03:40

Pas Rrogozhinës, një tjetër qytet në Shqipëri është 'pushtuar' nga ndotja. Në qytetin e Gramshit, persona të papërgjegjshëm i kanë vendosur zjarrin vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të dyfishtë.