'Do japim jetën për të shpëtuar jetë'! Vlora nderon zjarrfikësin hero që luftoi me gërmadhat për të shpëtuar jetë

27 Nëntor 2019, 23:34

Luan Kapaj, drejtuesi i skuadrës së zjarrfikëses nga Vlora që mori pjesë së bashkë me të tjerët në operacionin e kërkim shpëtimit të banorëve të Thumanës nën rrënoja është nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli me titullin 'Mirënjohja e qytetit'. "Nuk mund të lija pa vlerësuar heroizmin tuaj, prandaj sot i jap Luan Kapajt titullin mirënjohje e qytetit të Vlorës si drejtues i zjarrfikëseve së Vlorës që sfidoi jetën për nxjerrjen nga rrënojat të jetëve që kërkojnë shpëtim duke u kthyer në simbol heroizmi. Do të shërbejë si burim frymëzimi për qytetarët e Vlorës dhe Durrësit. Tërmeti i jashtëzakonshëm, Luani ishte i pari që nuk pyeti, na bëri krenarë" tha Leli. Ndërsa Luan Kapaj tha 'Ne jemi të betuar që  jetën do ta lëmë dhe jetën e njerëzve do ta shpëtojmë'. Pamjet kur Kapaj dje refuzoi maskën e oksigjenit për të vijuar operacionit e shpëtimit.

  •  

    No videos found.