Do jepte dëshmi kundër Berishës, avokati: Izet Haxhinë tentuan ta vrasin!

11 Tetor 2019, 14:54

TIRANE-Avokati i Izet Haxhisë denoncon se dy ditë më parë makina me grupin e shoqërimit që po e transportonte nga qelia e burgut 313 te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku po depononte kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për 23 krimet që sipas tij ka kryer nga viti 1991-1999 është aksidentuar. 

Idajet Beqiri akuzon se aksidenti ka qenë i qëllimshëm për ta eliminuar fizikisht pas dëshmive që po bënte prej katër ditësh te Krimet e Rënda. Idajet Beqiri deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se klienti i tij ka ndërprerë dëshminë pasi i rrezikohet jeta dhe i bëri thirrje shtetit që ta marrë Izet Haxhinë në mbrojtje. Po sipas avokatit, Haxhia pësoi goditje dhe fraktura në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga aksidenti duke u dërguar me urgjencë në spital.

"Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe i njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij.  Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qendrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë "aksident", duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në spital...

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij.

    No videos found.