Do luhet me stadiume të mbyllura dhe fushë neutrale, Seria A bëhet gati të nisë në fundin e majit

1 Prill 2020, 15:23

Seria A mund të rinisë dhe të përfundojë me dyer të mbyllura. Ky është versioni i fundit që mediat italiane, konkretisht 'sportmediaset', shkruan sot. Sipas saj klubet gjhithmonë e më shumë po kristalizojnë idenë që kampionati të mbyllet me çdo kusht, në mënyrë që mos të përballen me dëme të mëdha ekonomike.