Do merret kampion në popullatë, testi nëse e ke kaluar COVID-in edhe te privati, MSH: Serologjiku na duhet për terapi me plazmën e gjakut te pacientët

19 Korrik 2020, 15:47

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se testimet serologjike nuk do të bëhen më vetëm për bluzat e bardha dhe një kategori të caktuar, por edhe te popullata për qëllime studimore nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkohë që po ashtu, ministria i hap rrugën privatit që të bëjë testet për qytetarët që duan të mësojnë nëse e kanë kaluar COVID-in.

Te spitalet private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë do të lejohen që të bëhen vetëm testimet serologjike që do të aprovohen nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Testimet do të bëhen për të mësuar nëse qytetari e ka kaluar COVID-in, nëse ka krijuar antitrupa.