'Do rrisim testimet', Manastirliu tregon skenarët: Ekziston rrisku i shtimit të rasteve të reja me Covid

6 Tetor 2020, 19:04

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se me hapjen e ambienteve të mbyllura ekziston rrisku i shtimit të rasteve të reja me Covid.

"Ka një prirje të rritjes së numrit të rasteve sepse ambientet mbyllura, ato kanë efekt në perhapjen e virusit. Duhet të respektojmë rregullat", kështu ka deklaruar ministrja në Komisionin e Shëndetësisë.

Më tej Manastirliu shtoi se me rritjen e rasteve do të rriten edhe kapacitetet në spitale, ndërsa theksoi se në qershor janë kryer 24 mijë testime e në muajt në vijim rritja do të vijojë.

"Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitetit të shtretërve në rast të rritjes së numrit të pacientëve. Në skenarin e tretë shtohen edhe spitalete Gjirokastrës dhe të Dibrës.

Rritja e kapaciteteve në këto spitale është e plotë. Sa i përket stafeve për spitalet e dedikuara Covid janë shtuar mjekë, jo vetëm për të ndihmuar dhe asistuar personelin por edhe në rast të hapjes së një spitali tjetër të kemi personel të gatshëm. trajnim i iekipeve mjekësore edhe te spitalet rajonale është realizuar.

Puna nuk ka ndalur edhe në fuqizimin me aparatura të strukturave tona.