“Do të rilindim”, nëpërmjet këngës artistët sjellin shpresë për ditë më të mira

7 Prill 2020, 12:54

Kemi hyrë në javët vendimtare të luftës kundër koronavirus, por ashtu sic cdo ditë, të gjithë artistët kanë vijuar me mesazhe optimiste, për të mbajtur lart shpresën se ditë më të  mira do të vijnë. Nga e gjithë bota, krijimtaria artistike po frymëzohet nga situata e krijuar nga koronavirus dhe po sillen vazhdimisht këngë të cilat përmbajnë mesazhet se përvecse duhet të ndjekim rregullat, duhet të bëhemi njerëz më të mirë dhe të dhurojmë dashuri.