‘Do të shkurtojë 73 herë distancën’! Ura që lidh Velipojën me Ulqinit do përfundojë 18 muaj, do kushtojë 9 mln euro, prezantoi plani, ja si do duket

8 Qershor 2022, 18:38 | Përditesimi i fundit: 2022-06-08 20:38:46

Një urë që pritet të përfundojë për 18 muaj do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit.

"Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 zonave. Ura do jetë 380 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë I hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitjes, Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prkurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë Brenda 18 muaj, do kushtojë 9 mln euro", tha një prej përfaqësuesve të projektit, gjatë takimit të Ramës dhe Abazoviç.