Do trafikonte 53.3 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 46-vjeçari në Qafë-Thanë

7 Maj, 09:35

Elton Grabocka, 46-vjeç banues në Korçë është arrestuar nga policia pasi është kapur në pikën kufitare të Qafë-Thanës, duke transportuar drogë.

46-vjeçari u arrestuar nag kuadër të operacionit antidrogë "Restart 17". Policia gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, gjeti në automjetin tip "Volkswagen" që drejtonte 46-vjeçari, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako.