Do votonit pro ndryshimeve në Kodit Penal? Kryemadhi: Çdo ligj që del nga ai parlament është i pavlefshëm

24 Prill 2020, 18:40

"Në Kushtetutën tonë, në kodin tonë nuk kemi asnjë nen nëse do të përfshiheshim në pandemi. Kjo është një klauzolë apo tërheqje vëmendje për të mos u marrë me probleme më të mëdha. Se ajo thotë po erdhe të më fusësh në gjak me shiringë...Kjo është edhe për shumë raste të tjera, që i rrëmben tjetrit ditët e jetës. E njëjta gjë edhe kur infekton . Nuk më shqetësojnë, nuk i kam lexuar dhe nuk do i lexoj. Të mos gjejmë kot justifikime dhe të harxhojmë kot energji duke nxjerrë dufin dhe mllefin. Pavarësisht se mund të ketë vendosur dhe presidenti për miratimin e tyre, kjo nuk më ndryshon mua mendimin se çdo ligj që del nga ai parlament është i pavlefshëm", tha Kryemadhi.

  •