Dogana në Durrës dhe njësimi i dokumenteve, Rama: Shengeni rajonal do të hapte kufirin me Kosovën

3 Korrik 2020, 12:20

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Hotin u ndal te marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shengenin rajonal. "Kemi diskutuar për të shtyrë më tutje procesin e bashkëpunimit, është shpresoj një ogur i mirë që Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi, pasi ka mbuluar role kyce institucionale, ka mbuluar aspekte të financave dhe ekonomisë dhe nga lartësia e eksperiencës së tij të padiskutueshme me siguri do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces, pasi nuk bëhet fjalë për vullnetin politik, pasi ka qenë, por për realizimin e marrëveshjeve të mbetura pezull, pasi një pjesë janë realizuar dhe janë në proces zbatimi.

Kemi diskutuar konkretisht do të vijojmë një bisedë konkrete për të gjithë elementët që lidhen me zbatueshmërinë sa më shpejt të disa marrëveshjeve kyce, sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës.

    No videos found.