Doktoresha ju lutet qytetarëve me lot në sy: Ju lutem rrini në shtëpi! Apeli përlot edhe gazetaren e Report Tv

22 Mars 2020, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2020-03-22 19:11:56

TIRANE-Nevila Gjermeni, mjeke infektologe e shërbimit infektiv në QSUT në një lidhje me Skype për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve e përlotur u ka kërkuar qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia dhe nesër pas orës 05:00 të respektojnë distancën mes njëri tjetrit. Mjekja u shpreh se e shqetëson shumë fakti që në momentin kur del nga spitali Infektiv shikon në rrugë njerëz që qëndrojnë bashkë duke thyer urdhrat dhe në këtë mënyrë çojnë dëm sakrificën e tyre.