Doktoresha shqiptare në Gjermani: Bie miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit! Jini human të respektoni rregullat për të shpëtuar jetë

24 Mars 2020, 13:57

HANOVER - Aurora Meta Dollengberg mjeke urgjence dhe psikoterapiste në Gjermani në një lidhje me Skype me Report Tv, tha se në Gjermani rastet po rriten nga dita në ditë, dhe se miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit ka rënë.

"40% e të prekurve janë të rinj 20-45 vjeç, prandaj edhe miti i fillimit që prek vetëm moshat e moshuara për Gjermaninë nuk vlen", theksoi ajo.