Doktoresha u lutet qytetarëve me lot në sy: Rrini në shtëpi, do ia dalim bashkë! Përlot LIVE gazetaren e Report Tv

22 Mars 2020, 20:32

TIRANE-Ka përlotur apeli i mjekes Nevila Gjermeni ndaj shqiptarëve për të qëndruar brenda. Me zërin që i dridhej, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT në një komunikim LIVE në Report Tv, u përlot teksa përmendi kontrastin mes situatës e lodhjes së saj dhe bluzave të bardha në përpjekje pa pushim për të luftuar covid-19 tek pacientët e prekur, dhe rrugëve të mbushura me njerëz pa asnjë masë mbrojtëse e distance, sikur ndodhi një ditë më parë.