Doktori shqiptar nga Amerika: 20 raste pozitiv nga komuniteti ynë, por nuk ka vdekje

12 Prill 2020, 17:00

Skënder Myrtezani është një doktor shqiptar në Amerikë që po lufton në vijën e parë të luftës me të infektuarit e koronavrusit. Në një lidhje me Skype për Report TV me gazetarin Besart Jacaj ai thotë se në dijeninë e tij janë testuar 100 raste shqiptarësh që jetojnë në SHBA, por vetëm 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Sipas doktor Myrtezanit deri më tani nuk ka patur humbje jetësh nga komuniteti shqiptar.