Premiera e dokumentarit “Emancipimi i turmave” me regji të Ervin Lerës u prezantua në kinema “Millenium”. Kohështrirja e këtij dokumentari që sjell në vëmendje jo vetëm ngjarjet më të rëndësishme që kanë përshkruar vendin tonë, protesta apo marshime politike, por edhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare nga regjimi komunist deri në ditët e sotme ka si protagonistë; studiuesin Përparim Kabo, politologun Afrim Krasniqi dhe publicistin Ben Andoni. Regjisori që sjell protestat e studentëve të dhjetorit në vitin 1990, eksodin shqiptar apo hapjen e ambasadave, masakrat e pazbardhura në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër, rebelimin e shqiptarëve në vitin 1997, e pa harruar veçanërisht protestat e studentëve në vitin 2018, na rrëfen arsyet, se përse ka zgjedhur që të realizojë një dokumentar për “Emancipimin e turmave”.