Dokumentari, ‘Saga e Dinejve’, regjisori: Shqipëria sot, falë edhe kontributit të këtyre njerëzve!

6 Nëntor 2019, 11:13

rez pas brezi jeta e tyre drejtohet përmes shinave të dijes dhe atdhedashurisë, duke u bërë protagonistë të momenteve historike që shënuan fatin e vendit tonë. Historia heroike e Dinajve nga Lopësi i Çamërisë tanimë e dokumentuar në një realizim kinematografik nga regjisori Kujtim Gjonaj edhe skenaristët Enver Kushi edhe Luan Rama u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar. Dokumentari nis me poliedrikun Abedin Pashë Dino të lindur në Prevezë në vitin 1843, një nga veprimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare. Mik me Sami Farshërin, e njohës i më shumë se 4 gjuhëve të huaja, bazat e formimit ky burrë i ardhshëm shteti, poet e shkencëtar i mori në Zosimea të Janinës. Turqia dhe Bullgaria do t’ia njihnin vlerat, aq sa do t’i ofronin që në fillim poste të lakueshme për kohën, si prefekt në Varna apo drejtues i Bursës në Perandorinë Osmane në 1868-ën.

Gjatë këtyre viteve, në mendjen e tij ishte çështja kombëtare, mbrojtja e territorit shqiptar, ndaj kontributin e tij e jep gjatë Kongresit të Berlinit, duke nxitur revoltën tek shqiptarët që të pengonin lëshimet territoriale ndaj Greqisë, apo më tej në ’77-ën ku si anëtar i Këshillit të Jashtëzakonshëm në Parlamentin Osman kundërshtoi serbo-malazezë që donin të përfitonin territor në Kosovë. Abedin Pasha e dinte fort mirë se dija dhe patriotizmi shkojnë përkrah ndaj gjatë kësaj kohe ai ndihmon dhe përhapjen e shqipes. Me në zemër Çështjen e Çamërisë, Abedin Pasha, së bashku më anëtarë të tjerë të Lidhjes së Prizrenit do të zhvillonin nëpër Europë turne për të drejtat e shqiptarëve. Abedin Basha do të ndihmonte gjithashtu në Përgatitjen e Konferencës së Prevezës, ndërkohë që fama e tij merrte dhenë. Postet e larta si kryevali i Rumelisë, apo më tej ministër i Jashtëm i Perandorisë në 1880-ën do t’i jepnin dorë për të përkrahur vendin e tij. Mirëpo e gjitha kjo do të kishte kostin e saj.“Unë jam marrë gjatë me historinë e Shqipërisë edhe të shqiptarëve të mëdhenj, siç janë Dinejt. Më pëlqen që të merrem me temën historike, sepse është një domosdoshmëri që ata që vijnë pas nesh t’i njohin figurat e mëdha të kombit, t’i dinë vlerat e tyre, sepse kjo Shqipëri që është sot, është falë kontributit të këtyre njerëzve. Përzgjedhja e familjes së madhe të Dinejve, e cila është një ndër familjet më të mëdha jo vetëm të historisë çame, por edhe shqiptare merrte një rëndësi të veçantë edhe të jepte kënaqësi, sepse janë njerëz të mëdhenj qoftë nga ana ushtarake, nga ana e politikës së jashtme edhe e artit e kulturës”, shprehet regjisori Kujtim Gjonaj.

Pas Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha përjashtojnë Turqinë, Abedin PAshw Dino jep dorëheqjen si ministër, por në të njëjtën kohë kur internojnë edhe Abdyl Frashërin, e syrgjynojnë në Anada. Vdekja e Abedin Pashës, erdhi në moshën 62-vjeçare, në një kohë që Sulltani po e mendonte si kryeministër të Perandorisë. Shqetësimin e çështjes kombëtare Abedini e përcolli tek fëmijët e tij.