Dokumentet vërtetojnë që Jamarbër Malltezi ka përqindje shumë të vogël toke në pronësi, (rreth 1.5%)

22 Shkurt 2021, 19:53 | Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 19:53

#reportTV#lajmeshqip#lajme​ Edhe pse ai ka kërkuar 5% të tokës nga ish-pronarët në këmbim të privatizimit, pjesa e tij personale e pronësisë në trualli nuk justifikon përqindjen e të ardhurave dhe të investimeve që Jamarber Malltezi arrin në këtë marrëveshje. Për vite me radhë propaganda e familjes Berisha e ka profilizuar Jamarbër Malltezin si një nga pronarët më të mëdha të tokave në kryeqytet. Në të vërtetë, përqindjet e pronësisë së tij në truallin te Ish Kompleksi Partizani mbeten shumë shumë të vogla: në këtë akt pronësie për shembull, e cila ka të bëjë me një parcelën prej 1820 metra katrorë mbi të cilën është ndërtuar kompleksit Magnet I, siç mund ta shihni, Jamarber Malltezi ka vetëm 1.5% të tokë, pra 27 metra katrorë. Prandaj është e qartë se për të arritur 35% të aksioneve të investimit total, ai ka derdhur dhe kapital. Një shumë e madhe parash. Në marrëveshjen e blerjes së aksioneve të "Homeplan" që Report TV ka gjetur, zbulohet se Jamarber Malltezi ishte zotuar me Fatmir Betkashin për të investuar personalisht 35% të vlerës në ndërtimin e kompleksit Magnet që nga data 2.10.2008, d.m.th 13 ditë para se kontrata e privatizimit të nënshkruhej me Ministrinë e Mbrojtjes. Kur më datë 23 janar 2014 ai blen 35% të aksioneve, Jamarber Malltezi pranon "transferimin e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërisë, së bashku me të drejtën dhe detyrimin e lidhur me këtë pjesë, duke filluar nga data 23.01.2014''. Pra ai, që nga dita e parë e fillimit të punimeve, ka qenë bashkëfinacues i gjithë ndërtimeve. Por me cilat para?

 

r.k./Shqiptarja.com