Kina nuk e ka hetuar siç duhej origjinën e Covid gjatë tetë muajve të parë të pandemisë, sipas një raporti që ka rrjedhur nga OBSH dhe të publikuar nga The Guardian.
Përmbledhja e brendshme e OBSH-së, e datës 10 gusht 2020, tha se ekipi që u takua me homologët kinezë si pjesë e një misioni për të ndihmuar në identifikim e origjinës së virusit mori informacione të pakta dhe atyre nuk iu dha asnjë dokument ose e dhënë me shkrim gjatë diskutimeve me zyrtarët kinezë.
Zbulimi vjen pasi administrata e Biden kohët e fundit lëshoi një deklaratë të theksuar në lidhje me shqetësimet e saj mbi bashkëpunimin kinez në studimin e pandemisë.
Jake Sullivan, këshilltari i sigurimit, i bëri thirrje Kinës që të bëjë publike të dhënat e saj nga ditët e para të përhapjes së pandemisë dhe që të gjitha vendet të marrin pjesë në një proces "transparent dhe të fuqishëm" për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave shëndetësore .
Shkencëtarët nga agjencia e OKB-së paralajmëruan po ashtu që Pekini nuk po ndante të dhëna, pavarësisht se shefi i OBSH, Dr. Tedros këmbëngul se po hidheshin bazat për të identifikuar origjinën e virusit.
Raporti vjen mes reagimeve në OBSH lidhur me hetimin e bërë së fundmi në Wuhan, që mbështeste teoritë e shtyra nga Pekini se virusi ka nisur jashtë Kinës.
Përfaqësuesit e OBSH-së, të udhëhequr nga Peter Embarek, vizituan Ëuhan-in mes 10 korrikut dhe 3 gushtit të vitit të kaluar si pjesë e një “ekipi të avancuar” për të ngritur më pas një hetim më të gjerë që u bë në janar.
