'Dolëm këmbadoras! E moshuara rrëfen tmerrin, Rama: Jemi pleq...ndoshta tërmeti ua ka luajtur ndonjë vidë

10 Dhjetor 2019, 17:06

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Rrubjekë të Shijakut ku zhvilloi disa takime me banorët duke parë nga afër gjendjen e tyre dhe strehimin në çadra deri në momentin e ndërtimit të banesave të reja. "Kemi parë tmerr, duke dalë këmbadoras, tjegullat në kaptinë, jemi trishtuar. Punët e Zotit, por shyqyr që dolëm shpejt" tha një e moshuar. Por kryeministri i tha se "Punët e Zotit nuk i dimë nuk na jep informacion".

Gjatë diskutimeve më banorët, Rama u kërkoi që të bashkohen në një parcelë për ndërtesat e reja që do të bëjnë dhe të mos jenë të shpërndarë, por një banor i tha se 'Nuk janë të gjithë një llafi'.

Kreu i qeverisë për të kaluar situatën ka bërë një batutë. "Ndoshta tërmeti ua ka luajtur ndonjë vidë këtu (në kokë) që ta kthejë në drejtim tamam. Këtu nuk është më për ty e për mua se ne jemi pleq. Këtu është për kalamajtë që ta bëjmë më mirë, për këta" tha Rama më tej.

Banorët në fshat janë vendosur në çadrat e posaçme dimërore, pasi e kanë të pamundur të laroghen për shkak të punës me tokën e të gjësë së gjallë. Megjithatë kryeministri u premtoi se "Së shpejti nisim ndërtimin e shtëpive të reja dhe brenda vitit 2020, të gjitha familjet e dëmtuara të fshatit në shtëpi të re".

    No videos found.