Dom Arjan Dodaj: Ne kemi qenë 40 vite në karantinë! Mesha këtë vit nga TV, Krishti do të ngjallet përsëri

10 Prill 2020, 23:05

TIRANE-Ipeshkvi ndihmës i Dioqezës Tiranë Durrës Dom Arjan Dodaj u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' se besimtarët ngjalljen e Krishtit këtë vit do ta ndjekin përmes medias, pasi në kishë nuk lejohet mesha për shkak se grumbullimet janë të ndaluara për shkak të situatës së koronavirusit. "Kremtimet tona këtë javë kanë qenë dhe vijojnë. Pashka nuk mohohet, Krishti do të ngjallet përsëri. Njerëzit që do ta ndjekin nga rrjetet sociale do të jenë të lidhur. Mund ta bëni shpirtërisht. Kremtimet do të jepen nga media, Zoti do të na çlirojnë nga ky varr.