'Doni të shihni te ne atë që ndodh në Ukrainë?' Rama dhe Vuçiç mbrojnë 'Ballkanin e Hapur': Prej tij vjen paqja përfundimtare në rajon

23 Qershor 2022, 16:23

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbrojtën në Bruksel nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se është e vetmja zgjidhje për vendet e rajonit.

Rama: Unë ndihem i privilegjuar për të punuar dhe nxitur këtë mekanizëm. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur, nuk do të vijë përmes helikopterëve që fluturojnë në ajër apo përmes të bërtiturave në Facebook”.

Vuçiç: Thjesht hidhini një sy luftimeve në Ukrainë. Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua? Prandaj mos e nënvlerësoni nismën tonë, sepse bashkon vendet.

    No videos found.