Dosja 184/ Avokati i të gjithë të akuzuarve: PD nuk mund të bëhet viktimë, çështja nuk mund të kalojë në GJKKO

15 Janar 2021, 12:23 | Përditesimi i fundit: 2021-01-15 12:26:04

Petrit Ismaili, avokat i 4 të pandehurve dhe 5 të akuzuarve të tjerë ka folur sot për Report Tv dhe ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur në gjykatë.

"Sot u bë legjitimimi i palëve, u konkludua se jo të gjithë ishin njoftuar. PD kërkoi njohjen me aktet e fashikujve të gjykimit. U bë vetëm verifikimi i palëve dhe seanca në këtë moment u shty.

Sa i përket të akuzuarve për shit-blerje të votave kanë kaluar afatet e parashkrimit të kësaj vepre.  Akuzohen për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhjeve. PD ka një moment procedural që kërkon të bëhet si viktimë. Por nuk mund të paraqitet si viktimë e veprës penale", tha ai teksa shtoi se nuk sheh asnjë arsye që çështje të shtyhet pa fund tani që është futur në proces gjyqësor.