Dosja ‘184’ në Dibër, gjykata rrëzon ankimimin e PD, avokati: Vendim i padrejtë! Do ta apelojmë

12 Shkurt 2021, 12:58

Gjykata e Dibrës rrëzoi ankimimin e PD në lidhje me pushimin e pjesshëm të procedimit penal për të hetuarit e tjerë të dosjes 184 mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Miklin. Përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa tha se ky vendim është i padrejtë dhe se do të ankimohet.

"Gjykata rrëzoi ankimin e PD në lidhje me pushimin e pjesshëm të procedimit penal për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli. Ne do ta ankimojmë sepse është një vendim i padrejtë, mendojmë se gjykata një gjyqtar që është dhe magjistrat i ri dështoi të japë drejtësi dhe u bë pjesë e një sistemi të vjetër dhe të kalbur të drejtësisë. Palët që të gjithë paleët në sistemin e drejtësisë nxitojnë për ti vënë kapak kësaj historie është dhe më kriminale", tha ai.