Partia Demokratike, përmes deputetes Oriola Pomuri ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin kërkon të arrestohet sa më parë me pretendimin se ai ka bashkëpunuar me bandat e drogës.
Në një dalje për mediat, deputetja demokrate Pampuri deklaroi se Vangjush Dako nuk ka shpëtim me heshtjen e tij dhe se ai është peshku i madh prandaj, sipas saj duhet të arrestohët për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me bandat në kohën e zgjedhjeve.
Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit.Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë.Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve.
Deputetja e Partisë demokratike, Oriola Pampuri
Sipas deputetes demokrate dosja 339, provon se janë zbuluar biseda që në shkëmbim të votave të blera për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës, Vangjush Dako u dorëzoi bandave pasuritë e qytetit.
“Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit! Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit! Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën!
Deputetja e Partisë demokratike, Oriola Pampuri
Akuzat e PD ndaj Dakos lidhen me disa përgjimet, që kanë dalë në media ku pretendohet se kryebashkiaku i Durrësit komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj si bashkëpunëtor me ta.
Ndërkohë këto akuza janë hedhur poshtë nga ana e vangjush Dakos, i cili ka deklaruar se do të ngrejë padi për shpifje, ndërsa ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.