Në krah të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama foli në lidhje me akuzat që vijnë nga opozita, se kryebashkiaku ka bashkëpunuar me krimin për blerjen e votave. Ka kujtuar kohën e vështirë kur PD-ja ka qenë në pushtet dhe atmosferën e vështirë se si mbaheshin zgjedhjet në zona të konsideruara të 'nxehta' të lëna në dorë të të 'fortëve' që vështirë të mundje të çojë edhe komisionerët. Një hetim i nisur në atë që duhet dosja 339, është hapur ndërsa ka përgjime prokurorie të kryebashkikut Vangjush Dako me një person me pseudonimin "Niçja" që PD pretendon se është anëtar i një bande kriminale në Shijak.
"Këta të burgosurit i nxirrnin me leje, tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje dhe i merrte në krahë deputeti dhe vinte terrorizonte gjithë dynjanë. Flasin këta për krime, kriminelë? Ne nuk çonim dot komisionerë në Shijak, nuk shkonin dot njerëzit në komision, u detyrua partia ti conte pa njohur e mos ti shikonin nesër. I harruat zgjedhjet në Shijak që kërciti druri. Ata thonë jo se na vidhni votat. Po kur ishit ju në qeveri sa herë iu ka rrah Dako. Me kë e bëri këtë punë, me Niçen?! Niçja dhe shumë të tjerë, yhyyyy ishte me ju, Niçja dhe të gjithë bashkë. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Shqipërisë nuk kanë çfarë i bëjnë. Maksimumi mund ta nxijnë. Kadrinjtë rrëmujë duan gjithandej. Por qeverisë nuk kanë çfarë i bëjnë.", tha Rama.