Dosja e Bashës në gjykatë/ Shehi: Sajesë koti që do dalë bosh! Nuk ka lobim rus

12 Dhjetor 2019, 17:10

Fill pas lajmin se dosja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Gjykatë, reagimi i parë ka ardhur nga aleati i tij, Dashamir Shehi. Ai tha se është i bindur se këtu nuk ka të bëjë aspak me lobimin rus, teksa e cilësoi si një sajesë kot.

"Një sajesë e kot dhe do dalë bosh. Nuk është lobim rus, një kompani që ka bërë lobimin ka pasur bashkëpronarë një rus. Lobim rus këtu nuk ka. nuk ka deklarim pasurie, që është e dënueshme, por vetëm lobim rus nuk ka. Ai ka qenë hamall parash, transportues jo lobues. Unë besoj që nuk ka çuar asnjë lekë, por kjo është çështje tjetër. Nuk ka lobim rus", tha Shehu.