TIRANE- Reparti Rena nuk ka shkelur ligjin për përdorimin e armëve të yjarrit teksa më 28 tetor 2018 neutralizoi ekstremistin Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.
Është ky raporti i grupit hetimor administruar në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila ka të hapur hetimin pas kallëzimit të familjarëve të Kacifas se policia e vrau atë edhe pse mund ta shmangte vrasjen duke e plagosur.
Ndërkohë Report Tv mëson e ky hetim është ende i hapur por pritet që të rishortohet dosja për tu zgjedhur një grup i ri prokurorësh pasi dy hetuesit aktual janë larguar.
Besnik Muci u zgjodh gjyqtar kushtetues duke lënë postin e prokurorit të Krimeve të Rënda, ndërsa Njazi Seferi për arsye shëndetësore i paraqiti KLP-s dorëheqien e cila u miratua.