Dosja e zezë e njeriut të Metës dhe Kryemadhit në SPAK! 500 faqe për abuzimet e Vojo Bregut me tendera të paracaktuar tek Ministria e Bujqësisë

3 Mars 2021, 19:50

Pas vëllait të ish-deputetit Përparim Spahiu, Ylli Spahiu, i cili kishte bërë kërdinë tek Patentat, një tjetër ish zyrtar i LSI është kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre dhe afera të shumta korruptive. Bëhet fjalë për Vojo Bregun, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edmond Panariti, i cili propozuar nga Ilir Meta. Veprimtaria e abuzive e Vojo Bregut është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa sot dosje me 500 faqe është në duart e SPAK, ku dalin në pah abuzimet e Bregut në disa tendera duke shpërdoruar hapur detyrën dhe shkelur barazinë, për privilegjuar në mënyrë të padrejtë “miqtë”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negocimi pa shpallje paraprake dhe fond deri në 525 milionë lekë pa tvsh, kur zakonisht procedura të tilla zbatohen vetëm për tendera me vlerë deri në 50mijë dollarë. Më konkretisht, rezulton se në vitet 2014, 2015 dhe 2016, lekët e akorduara nga Ministria e Bujqësisë për mbrojtjen e bimëve dhe luftimin e parazitëve në bujqësi dhe karkalecave në ara, përfundonin tek “miqtë” e Vojo Bregut.