TIRANË - Henri Çili akuzohet se ka tentuar të ndikojë tek një gjyqtar për dy dosje të bujshme, atë të dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Alikos dhe Feti Yzeiraj, të dy me rekurs në Gjykatën e Lartë në pritje për t'u shqyrtuar në stokun e mbi 33 mijë dosje që presin që gjykatë të bëhet funksionale. Për prokurorinë prova më e fortë është një takim i përgjuar dhe filmuar mes Çilit dhe një gjyqtari, të cilit nuk i jepet emri në dosje, ku merret premtimi se dosja e Alikos dhe Yzeirajt do të jetë ndër 50 të parat për shqyrtim. më tej Çili telefonin kunatin e tij. Gazmir Ajdini të cilit i thotë se gjithçka është ok. Dyshohet së kunati është ndërmjetësi për të gjetur familjarët e Arbjon Alikos dhe Feti Yzeirajt, të cilët më tej do të jepnin lekët për premtimet që merrnin nga botuesi dhe pronari i UET. lekët i merrte përmes familjarëve Gazmir Ajdini, dhe për ndihmën ndaj Feti Yzeirajt, ai ka marrë 30 mijë euro në dorë. Pikërisht mbi këtë shumë ka nisur edhe pakënaqësia e Ajdinit ndaj kunatit të tij, pasi kur i ka dorëzuar paratë, Gazmir Ajdini ankohet se nuk ka marrë pjesën e tij. Nga dosjen e prokurorisë thuhet se "për shkak se Gazmir Ajdini është i pakënaqur me Henri Çilin, pasi nuk i ka dhënë pjesën e tij, ka telefonuar një person me emrin Aldo ku i ka thënë: "Do të marrësh në telefon kunatin tim. Do t'i prezantohesh me emrin "Sokol" që takoi sot në biznesin e tij, dhe do t'i thuash që nuk dua të vazhdoj me atë muhabet dhe që kërkon kthimin e shumës 30 mijë euro që ka dorëzuar sot".