TIRANË- Megjithëse u dënua nga gjykata me 9 vite burgim për akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha në dëm të tre biznesmenëve nga Tirana, për Klodian Cirunën nuk kanë të sosur problemet me ligjin.
Një dosje e dytë e rregjistruar në prokurorinë e Tiranës, po hetohet me qëllim zbardhjen e veprimeve mashtruese që Klodian Ciruna, nëna e tij Irma Kapllani dhe ish-e dashura e tij Daniela Muça kanë kryer në dëm të biznesmenit Skënder Zela, të cilit i kanë marë me anë të mashtrimit një shumë prej 1 milion e 100 mijë euro. Në fakt Zela, ka qënë njerku i Klodian Cirunës, dhe ish-burri i Irma Kapllanit, e cila tashmë rezulton të jetë një konsulle anonime nderi e Indonezisë në Shqipëri. Momentalisht Ciruna ndodhet në burg, pasi është dënuar për mashtrim të 3 personave, italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka, duke i marë në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Ciruna kishte ngritur një skemë të përkryer, duke u hequr si mik i afërt i kryeministrit Edi Rama dhe djalit të tij Gregor Rama. Duke u hequr si mik i tyre, ai mashtronte biznesmenë në Tiranë, të cilët ishin të gatshëm të jepnin shumë të konsiderueshme në euro, vetëm e vetëm, për të marë një lejë ndërtimi në bashkinë e Tiranës. Edhe pse eurot janë paguar, në fakt sot e kësaj dite lejet e ndërtimit nuk janë miratuar nga bashkia, pasi gjithçka ka qënë një mashtrim.