Dosjet stok, Ministri i Drejtësisë prezanton udhëzimin e ri të qeverisë: Shteti të heqë dorë nga këto rekurse në Gjykatën e Lartë

26 Maj 2022, 14:07

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas vendimeve të qeverisë, ka prezantuar sot një udhëzim të ri sa i takon dosjeve të mbetura stok në Gjykatën e Lartë. Në një deklaratë për mediat Manja tha se ky udhëzim nxirret për të lehtësuar këtë gjykatë nga disa dosje, të cilat kanë të bëjnë me rekurse kryesisht civile dhe administrative. Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, udhëzimi i miratuar kërkon nga administrata shtetërore por dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, të heqin dorë nga rekurset në disa çështje me natyrë civile që kanë të bëjnë me: